Prokuroria Speciale ka reaguar kundër kritikave të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Prokuroria nuk iu përgjigjur pozitivisht policëve që të marrë në hetim rastin e sulmit ndaj pesë zyrtarëve policorë në Leposaviq. Në reagim thuhet se reagimi i Ministrit nuk paraqet pasqyrën e saktë të ngjarjes në kontekstin ligjor. Nga informatat e para, të lëshuara nga autoritetet e policisë dhe prokurorisë lidhur me këtë rast, lehtë konstatohet se bëhet fjalë për vepra që nuk janë në kompetencë e Prokurorisë së dhe për rastin tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga njoftimi zyrtar i Policisë për Prokurorinë ku përshkruhen veprat për të cilat janë filluar hetimet nga prokuroria kompetente”, thuhet në reagimin e prokurorisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …