Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve për sulmin terrorist mbi Policisë së Kosovës në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, ata dyshohen se bashkë më një grup personash ende të paidentifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme luftarake, të rënda, me dashje, kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake. Fillimisht, thuhet se kanë bllokuar rrugën me dy kamioneta, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, e pastaj i kanë sulmuar me granata dhe armë të ndryshme, me ç’ rast tek ura afër Manastirit, ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti. Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126, dhe Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit Penal të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …