Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Kryeshefit të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujkës dhe një ish-zyrtari të Komunës së Mitrovicës

Prokuroria Speciale, sot ka konfirmuar  arrestimin e Kryeshefit të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujkës dhe një ish-zyrtari të Komunës së Mitrovicës, pas një bastisje me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjes në dy lokacione, pronë e Mujkës dhe zyrtarit të komunës në njërin janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave në vlerë prej 60 mijë euro. Ata dyshohen se në cilësi të personave zyrtarë, sa ishin pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin. Ata  kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …