Kriminelet serbe

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë M.P dhe Zh. Z për krim lufte në Burim, në vitet 1998-1999

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve M.P dhe Zh.Z, të nacionalitet serb, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile. Aktakuza është ngritur në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. “Të pandehurit akuzohen se gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Burimit. Po ashtu të pandehurit akuzohen për ngjarjet në familjet Salihaj, Imeraj, Lipa, Pepaj etj. Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës kohore relevante për këtë aktakuzë, pati dy raste të dhunës seksuale ndaj viktimave të nacionalitet shqiptar”, njofton Prokuroria Speciale. Gjithashtu, gjatë hetimeve u vërtetua se gjatë periudhës së luftës, në Komunën e Burimit, rreth 5 mijë shtëpi janë djegur,  250 qytetarë  janë vrarë prej tyre 19 viktima fëmijë dhe shumë dëme tjera materiale.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …