Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se nga hetimet që i kanë bërë në lidhje me masakrën që ka ndodhur në Burgun e Dubravës para 23-vjetëve, deri tani i kanë intervistuar 60 persona që ishin aty. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se hetimet në lidhje me rastin e Dubravës janë duke vazhduar. Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se fillimisht, ky rast ka qenë i pezulluar për shkak të mungesës së të pandehurve dhe ruajtjes së afatit ligjor prej 2 vitesh të hetimeve. Mirëpo, me miratimin e plotësim-ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, në qershor të vitit 2021, me ç‘ rast është hequr afati i hetimeve dhe është lejuar gjykimi në mungesë, dosja penale është riaktivizuar për procedurë hetimore. Tutje, thuhet se deri tani në këtë rast janë identifikuar 44 persona si të dyshuar.
