Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se do të marrë masa konform dispozitave ligjore, nëse konfirmohen deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi, se kryetari Shpejtim Bulliqi ka ndërhyrë në vendimet për ndërtime e rrënimet në Komunën e Besianës, Prokuroria është duke shqyrtuar deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, tashmë i shkarkuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, se është penguar nga ky i fundit në kryerjen e detyrave zyrtare. Mulliqi e ka akuzuar të parin e komunës për ndërhyrje në vendimet për ndërtimet në zonën e Orllanit, në reagimin e tij pasi Bulliqi e shkarkoi nga detyra të martën. Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …