Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka ftuar ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, për intervistë. Ftesa për intervistim i është bërë menjëherë pasi mbaroi konferencën për shtyp të shtunën në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur vet Bamieh përmes një postimi të saj “Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete. E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare”, ka shkruar Maria Bamieh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …