Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, N.L dhe L.S, për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, si dhe, ndaj personit juridik për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik. I pandehuri në cilësinë e personit zyrtar në MMPHI, si menaxher i kontratës për mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke i mundësuar të pandehurit L.S, pronarit dhe personit përgjegjës të një operatori ekonomik, në mënyrë të kundërligjshme ka aprovuar pagesat, ku diferenca mes punëve të paguara dhe atyre të pranueshme është 196 mijë 234, euro, duke e dëmtuar kështu buxhetin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …