Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pasi ambasadori, Martin Berishaj, mori kutitë postare në Zagreb dhe i dërgoi në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën e Kosovës atje. Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet synojnë të vlerësojnë nëse ka elemente të ndonjë vepre penale të ndërlidhur me procesin zgjedhor, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit Martin Berisha rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligjzbatuese, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka shpallur strategjinë kundër korrupsionit për integritet institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, ka prezantuar një strategji të re …