leoni

Kurteshi

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2021, ngriti aktakuzë kundër Sami Kurteshit, për sulm ndaj Adnan Berishës

Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, së shpejti pritet të dalë para gjykatës lidhur me akuzat se ka kryer veprën penale “Sulmi”. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Kurteshit, të cilin e ngarkon se në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha, ashtu që të njëjtin e kapë për krahu duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” e shtynë nga mbrapa me dy duart”. Ai ka deklaruar se nuk ka njohuri që ndaj tij nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është ushtruar aktakuzë për veprën penale “sulmi”. “Jo, prej juve po dëgjoj me gjasë qashtu shkon, krejt bota duhet me ni përpara sesa personi i cili është i prekur”, deklaroi Kurteshi, në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”. Aktakuza rezulton të jetë përpiluar më 21 dhjetor 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …