Prokuroria e Shtetit ka paraqitur ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka lënë në arrest shtëpiak tre nga gjashtë aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës. Prokurori Special, Abdurrahim Islami, në një prononcim për KALLXO.com tha se të dyshuarit kanë vepruar si grup dhe secili ka pasur rolin e tij. Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Astrit Dehari, Petrit Ademi, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi ishin arrestuar pas një aksioni të Policisë së Kosovës më 30 gusht.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …