Prokurorja e Gjykatës Speciale, Eva Wyler, ka kërkuar nga trupi gjykues që Pjetër Shala të dënohet me 28 vjet burg. Ajo kërkon që trupi gjykues të caktojë dënime kundër të akuzuarit për krimet individuale, ndalim arbitrar tetë vjet burg, trajtim mizor, 15 vjet, torturë, 20 vjet burg, për vrasje, 26 vjet burg. Në përputhje me rregullën 1634 të Rregullores, trupi gjykues do të caktojë një vendim unik prej 28 vjet burg, ka thënë prokurorja Wyler. Mbrojtja e përshkruan të akuzuarin, Pjetër Shala, si një ushtar të thjeshtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ndihmoi popullin e tij duke luftuar në front. Vendimin definitiv, pritet ta japë trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …