Prokurorja e Gjykatës Speciale, V. Boliçi kërkon pranimin e disa deklaratave të dëshmitares Pumper, si prova materiale

Prokurorja e Gjykatës Speciale, V. Boliçi kërkon pranimin e disa deklaratave të dëshmitares Pumper, si prova materiale

Pasi është dëgjuar  dëshmitarja e parë e Prokurorisë së Gjykatës Speciale,  në gjykimin kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, trupi gjykues ka dëgjuar parashtrimet e palëve lidhur me pranimin ose jo të deklaratave të dëshmitares si prova materiale. Nga prokuroria është bërë përmbledhja e deklaratave të dëshmitares, Zdenka Pumper, ndërsa mbrojtja ka deklaruar se dëshmia e hetueses së ZPS-së nuk duhet pranuar meqë vlera e saj është më e vogël se efekti dëmtues. Ndërkohë, prokurorja Valeria Boliçi ka ritheksuar kërkesën e Zyrës së për pranimin e disa deklaratave të dëshmitares Pumper si prova materiale. Duke përmendur deklaratat e saj  prokurorja ka thënë se klasifikimi i tyre është konfidencial meqë përbëjnë referenca konkrete në lidhje me përmbajtjen e materialeve të tilla. Gjatë dëshmisë, Zyra  parashtron se këto dokumente duhet të mbeten konfidenciale meqë përmbajnë konferenca ndaj identitetit ë palëve të treta dhe mund për këtë arsye të ndikojnë në të drejtën e privatësisë si dhe të zbulojnë identitetin e pjesëtarëve të ZPS-së”, ka thënë prokurorja Boliçi.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …