Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill, ka folur për mediet lidhur sulmin, në New Orleans

Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill, ka folur për mediat lidhur sulmin në New Orleans. Hetuesit më herët thanë se besojnë se i dyshuari i New Orleans nuk ishte “i vetëm përgjegjës” për sulmin që la të vdekur 15 persona e 35 të plagosur. Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill sqaroi  se pajisjet shpërthyese të lidhura me sulmin dyshohen nga hetuesit se janë bërë në një Airbnb të marrë me qira nga individët e përfshirë. Autoritetet deri tani nuk kanë arrestuar asnjë të dyshuar  tjetër në lidhje me sulmin. Ndërkohë njoftohet ndeshja vjetore e futbollit universitar, e cila ishte planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në qytet, tani për tani është shtyrë për të enjten.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024

Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …