Promovohen bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna, kërkohet zhvillimi i turizmit

Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) bashkërisht me komunën e Deçanit kanë mbajtur konferencë me temën “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”, raporton Ekonomia Online. Fitore Hulaj, ish-drejtoreshë për Ekonomi dhe Zhvillim në komunën e Deçanit foli mbi ndikimin e këtij projekti në zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Nemuna. Ajo tha se ky projekt ka ndikuar shumë në fuqizimin dhe promovimin e bjeshkëve të Deçanit, duke ndikuar shumë në turizëm.“Projekti ka ndikuar në fuqizimin dhe promovimin e bjeshkëve të Deçanit që luajnë një rol të rëndësishëm në turizëm. Ky projekt përfshin shumë aktivitete në bjeshkë dhe ndikon në disa aspekte”, tha ajo. Arben Lila, drejtor i programit në KADC foli mbi zhvillimin e Eko-turizmit. Sipas tij, këto aktivitete e ky projekt lidhet edhe me Malin e Zi e që sipas tij, është edhe qëllimi që turizmi të zhvillohet sa më shumë. “Ky projekt ka rëndësi të madhe pasi lidhet edhe me Malin e Zi dhe që ndikon në zhvillimin e turizmit sa më shumë”, tha Lila. Në fund të kësaj konference u shfaqën edhe tri video promovuese rreth trashëgimisë kulturore të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …