leoni

Promovohet libri "Deçani nëpër shekuj’" i autorit dhe publicistit të mirënjohur, Faton Mehmetaj

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan sot është përuruar libri, “DEÇANI NËPËR SHEKUJ”, i autorit, Faton Mehmetaj

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, sot është përuruar libri, “DEÇANI NËPËR SHEKUJ”, i autorit, Faton Mehmetaj. Te pranishëm në ketë promovim ishin Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj,  nënkryetari, Sami Cacaj, dashamirë të fjalës së shkruar, poetë, shkrimtarë, publicistë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së drejtorë drejtorish dhe qytetarë. Libri “DEÇANI NËPËR SHEKUJ” është libër historik por është edhe një guidë e Deçanit, ku paraqitet historiku mijëvjeçari Deçanit, kultura, trashëgimia, lashtësia, tradita, turizmi dhe bukuritë natyrore të Deçanit. Në këtë libër shpaloset realiteti shqiptar i krijuar gjatë shekujve, tradita, kullat, veshjet, ritet e vjetra pagane të ruajtura më shekuj, kultura shpirtërore, rrënojat e vendbanimeve të lashta, kishat, kështjellat, rrugët e vjetra, historiku i Manastirit të Deçanit, Kuvendet, duke filluar nga ai i Verrave të Llukës 1910, Kuvendi i Junikut 1912, Kuvendi i Pajtimit të Gjaqeve 1990 e kuvende tjera. Për vlerat e këtij libri kanë folur kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, recenzenti i librit, Bekim Vishaj, historiani, Ismet Haskaj, Sabit Syla –Drejtor i Institut ,,Ali Hadri’’ në Prishtinë  dhe  në fund  autori i librit,  Faton Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …