Promovohet libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999″, i autorëve Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi

Promovohet libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999″, i autorëve Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u promovua libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999″, të autorëve Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi. Ky libër u kushtohet më shumë se 1.400 fëmijëve martirë të Kosovës, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste në periudhën e viteve 1981 – 1999.

Në fjalën e tij bashkautori i këtij libri Nusret Pllana ndër të tjera tha se vrasja dhe masakrimi i fëmijëve të Kosovës nuk ka ndodhur në mesjetë por ka ndodhë në fund të shekullit XX ka ndodhë në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit. Por ata fëmijë i kemi vrarë edhe ne, i kanë vrarë institucionet tona me heshtjen e tyre 20 vjeçare për këto krime. Evropa nxjerri Gjykata Speciale për ta njollosur luftën tonë çlirimtare por as edhe një rezolutë të vetme nuk e ka bërë për vrasjen e fëmijë shqiptarë, për dhunimet dhe gjenocidin  e kryer nga Serbia në Kosovë. Kjo vepër e ka një veçantë karakteristike me emrat e bukur e shqip që kishin këta fëmijë të vrarë nga okupatori serb.

Emin Kabashi redaktor i librit potencoi se kujtesa e jonë kishte dhe ka aq shumë defekte si pasojë e pushtimit me qëllim të nëpërkëmbjes e identitetit kombëtar shqiptar. Veprën Nusret Pllanës dhe Hanëmshahe Ilazit nuk e bënë institucionet shtetërore në mënyrë që mësuesit ta mbanin se paku një orë mësimi para nxënësve për vrasjen e bashkëmoshatarëve të tyre. Kjo vepër është shumë e veçantë që duhet ta kuptojë bota se kush ishte viktima këtu, ndonëse sot Kosova po përballet më Gjykatën Speciale e raporte të Dik Martit. Por vrasja e këtyre fëmijëve duhet të shpërbejë si reflektim në kujtesën tonë historike.

Don Lush Gjergji tha se gjatë leximit të dorëshkrimit të këtij libri më janë terruar sytë e më është tronditur zemra nga emocionet. Aq sa po më duket se po i shoh fytyrat e tyre, më duket se po i dëgjoj zërat e tyre të pafajshëm. Duhet që një ditë në vit t’ua kushtojmë fëmijëve martirë dhe t’i kujtomë ata. Vrasja e fëmijëve tanë të pafajshëm i ngjanë historisë biblike, ata u vranë vetëm pse ishin gjallë dhe pse ishin shqiptarë, ata janë pasqyra më e mirë e çmimit të lirisë dhe pavarësisë. Çka i duhet botës që ta kuptojë të vertëtën e asaj, se çka ka ndodhur këtu? Kjo pyetje kurrë nuk duhet të mungojë në mendjen dhe zemrat tona.

Sabile Keçmezi – Basha recensente e librit theksoi se për fëmijët është shkruar dhe do të shkruhet përherë. Por libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999″ sjell diçka tjetër nga e zakonshmja. Ky libër sjell përmasën e tragjedisë tonë kombëtare. Kjo vepër sjell fakto-grafi të bollshme për fëmijët e vrarë nëpër Kosovën tonë martire nga viti 1981 – 1999. Po si quhen ndryshe ata që vrasin fëmijë pos kriminel. Autorët e librit e kanë sjell vetëm një pjesë të asaj çfarë krimesh kanë bërë serbët në Kosovë. Ky libër në të njëjtën kohë të bënë të revoltohesh dhe të mos i harrosh kurrë ata që i vranë fëmijët tanë.

Humanisti dhe mjeku i luftës Faik Bllata e përgëzoi prof, Nusret Pllana për punën që ka bërë dhe po bënë për ndriçimin krimeve dhe dokumentimin e tyre. Ai e ndau më të pranishmit një moment të 4 janarit 1999 në kohën kur ai kuronte një të plagosur lufte është dëgjuar i radios Kosova e Lirë, ju flet KOSOVA E LIRË… dhe që i ka bërë të qajnë nga gëzimi të gjithë. Ai në mes emocioneve dhe lotëve në sy rrëfeu momente nga kurimi dhe vdekja e fëmijëve tanë në luftë.

Hanëmshahe Ilazi bashkautore, potencoi se gjaku i fëmijëve nuk duhet të falët kurrë. Ky libër i dedikohet lutjeve të fëmijëve disa edhe të pagëzuar ku masakrohet nëna shtatzënë.

Promovohet libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999″, i autorëve Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …