leoni

Promovohet numri i IV-të i revistës TRADITA, të SHFMU “Isa Boletini”në Isniq të Komunës së Deçanit

E punuar me përkushtim nga mësimdhënëset Fatbardha Lokaj Tahirsylaj dhe Leonora Ahmetxhekaj, është promovuar numri i IV-të i revistës TRADITA, të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Isa Boletini”në Isniq të Komunës së Deçanit, e para revistë në Komunën e Deçanit. Në këtë përurim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili i përgëzoi mësimdhënësit për revistën duke shprehur besimin që tashmë kjo revistë ka marrë rrugë dhe se botimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Është krenari kur sheh punë të tilla nëpër shkollat tona që të bëjnë krenar çdo ditë e më shumë. Sukseset mos paçin të ndalur për ju! Ka thënë ndër të tjera kryetrari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …