Sot familja Gecaj, pronarë të StoneCastle, në vigjilje të festave të fundvitit, kanë dhuruar 50 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Deçanit dhe kanë ndarë dhurata për banorët në Shtëpinë e Komuniteteve për persona me aftësi të kufizuara. Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka shkruar: Mirënjohës përzemërsisht për familjen bujare të Rrustem Gecaj, që gëzuan këto familje!