Nëse Emmanuel Macron bëhet kryetar i Francës, planet e tij do të jenë të këqija për serbët, shkruajnë mediat serbe duke cituar Sputnikun rus. “Është e çuditshme se si këtu, të serbët bëhet kampanja mediatike, e tillë që e do Macronin për president”, ka thënë Rome Millosheviq, kryetar i Unionit të Serbëve në Francë. “Planet e tij janë të këqija kur është fjala për Kosovën. Besoj qe kjo politikë do të mbështesë pushtetin në Prishtinë dhe planet për t’u formuar një Shqipëri ‘pak më të madhe’. Pra, fitorja e tij nuk është pozitive për Serbinë”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …