leoni

Beogradi

Propaganda serbe spekulon se fëmijët serbë po rrëmbehen në Kosovë

Propaganda serbe ka kaluar në nivel lufte speciale ndaj Kosovës, me qëllim që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë përkrahje të gjerë ndërkombëtare. Disa medie serbe, ndonëse nuk shqetësohen për të gjetur fakte, kanë nisur të spekulojnë për gjoja rrëmbimin e fëmijëve serbë në Kosovë. E përditshmja serbe ‘Veçernji Novosti’ shkruan se në komunat Lipjan dhe Graçanicë po ndodhin sulme ndaj fëmijëve serbë, sidomos rrëmbime. Të gjitha këto spekulime, gazeta në fjalë i mbështet në pohimet e Zlatko Llaziq, i cili e quan vetën si “kryetar i organit të përkohshëm të komunës së Lipjanit”. Këtyre spekulimeve i është bashkëngjitur edhe kreu i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i cili ka thënë se ka pasur rrëmbime edhe të vajzave serbe në disa fshatra të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …