Propozim-ligji për vendosjen e etnisë në letërnjoftime, ka nxitur polemika të shumta në Maqedoninë e Veriut

Propozim-ligji për vendosjen e etnisë në letërnjoftime, ka nxitur polemika të shumta në Maqedoninë e Veriut

Propozim-ligji për vendosjen e etnisë në letërnjoftime, ka nxitur polemika të shumta në opinion nëse një zgjidhje e tillë shihet si avancim për statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut apo si shkas për tensione të reja, përfshirë edhe mundësinë e paraqitjes së diskriminimit. Propozim-ligji i Lëvizjes Besa, i mbështetur nga Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev dhe partitë tjera shqiptare, kundërshtohet nga VMRO-DPMNE-ja, e cila kërkon përfshirjen edhe të etnisë maqedonase dhe nga partia tjetër opozitare “E Majta”, e cila e vlerëson këtë ligj si nxitës të tensioneve ndëretnike, ndërsa për pengimin e tij ka dorëzuar mbi 1,200 amendamente. Kastriot Rexhepi, deputet i Lëvizjes Besa, thotë për Radion Evropa e Lirë, se propozimi jo që është nxitës, por përkundrazi, synon relaksimin e mëtejmë të raporteve ndëretnike. “Gjatë ndryshimeve kushtetuese që janë bërë si rezultat i Marrëveshjes së Prespës, një nga kërkesat tona ishte që në letërnjoftime të vendoset edhe përkatësia etnike, që popujt të cilët jetojnë në Maqedoni të Veriut të shprehin edhe përkatësinë etnike në letërnjoftime. Nuk ka ndonjë qëllim tjetër, por e shohim si një mundësi plus që mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thotë Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …