Propozimi franko-gjerman për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është propozim zyrtar i Brukselit, ndërsa Franca e Gjermania e kanë mbështetur fort. Dokumenti 2 faqesh për të cilin Borrell foli mbrëmë, u mbajt në fshehtësi të plotë, derisa dy këshilltarët, i Emmanuel Macront dhe i Olaf Scholzit, nuk erdhën në Prishtinë e Beograd. Kurtit nuk i ndryshoi disponimi për dokumentin, e vlerëson si bazë të mirë dhe shpreson për bisedime intensive. Tashmë kur u pranua zyrtarisht se palët po e shqyrtojnë këtë propozim në kuadër të procesit të lehtësuar nga BE-ja, Brukseli mori pronësinë e tij. Josep Borrell, pas një diskutimi të gjatë në Këshillin për Punë të Jashtme të BE-së, mbi tensionet e reja mes Kosovës e Serbisë dhe daljes nga kriza, pranoi se propozimi nuk është i Gjermanisë dhe i Francës, por propozimi është i tij dhe i Miroslav Lajçakut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …