leoni

Maqedonia e Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje për kapërcimin e dallimeve që kanë bllokuar procesin e integrimit në BE

Propozimi i Francës për arritjen e kompromisit me Bullgarinë e Maqedonisë do të diskutohet nga institucionet e shtetërore

Autoritetet e larta shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë deklaruar se propozimi me ndryshime i Francës për arritjen e kompromisit me Bullgarinë do të diskutohet nga të gjitha institucionet e rëndësishme dhe se procesi do të jetë transparent. Ndërsa partnerët qeveritarë lënë të kuptohet se propozimi nuk imponon prekjen në çështjet kombëtare dhe historike maqedonase, opozita maqedonase, e akuzon qeverinë se po gënjen dhe tradhton popullin maqedonas. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar për ta shqyrtuar atë që në opinionin publik tashmë njihet si ‘propozimi francez’, që ka të bëjë me dhënien fund të ngërçit në bisedimet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe që mundëson arritjen e një kompromisi midis dy vendeve për t’i hapur rrugën e integrimit fqinjit më të vogël. Kryeministri Kovaçevski e quan propozimin e ri “një dokument të rëndësishëm për të ardhmen e vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …