Propozimi i LDK-së për tërheqjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është kundërshtuar nga 47 deputetë, është përkrahur nga 27 deputetë dhe katër kanë abstenuar. Për këtë propozim ka abstenuar kryeparlamentari, Glauk Konjufca. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj kërkoi që tri projektligje t’i kthehen komisioneve përkatëse për shqyrtim. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi kundërshtoi propozimin e deputetit Selmanaj. Ai tha se opozita po përpiqet të vonojë dhe të pengojë zbatimin e reformës. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se është luajtur ping-pong me projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Edhe për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, deputeti Driton Selmanaj tha se nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani tha se ky projektligj nuk cenon pavarësinë e mediave. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga partia në pushtet që të adresohen shqetësimet e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …