leoni

Ligji për Zgjedhje i inicuar me procedurë të përshpejtuar nga Vetëvendosje, nuk kalon në Kuvendin e Kosovës

Propozimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ishte karremi i Vetëvendosjes, në të cilin ra LDK-ja

Duke e ditur se ndryshimi i Ligjit  për Zgjedhjet  e Përgjithshme do të përcillej me reagime të shumta nga opozita dhe në asnjë mënyrë  nuk do të pranohej, kryetari i Vetëvendosjes, Albin  Kurti qëllimisht e vuri në rend të dite, në Kuvendin e Kosovës,  para kohe dhe pa asnjë arsye, por me një dinakëri të sojit të vet. Ai e dinte se ky ligj do të shkaktonte një   reagim të fortë të opozitës, të cilën do ta fuste në kurth për të bërë një kompromis. Pas reagimit edhe të ambasadave, ai e  tërhoqi projektligjin, por e kushtëzoi si kompromis në mënyrë që LDK-ja e mbetur  të pranonte ta bënte ku0rumin për zgjedhjen e Vjosa  Osmanit kryetare dhe e arriti këtë. Pastaj përnjëherë deklaroi se sonte fitoi opozita por nesër do të fitojmë ne me zgjedhjen e Vjosa Osmanit, kryetare të Kuvendit.

Këtij mashtrimi të Kurtit, tash për tash nuk iu nënshtruan deputetët e LDK-së, Driton Selmanaj, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu, ndërsa të tjerët janë në dispozicion të bëjnë kuorumin  të cilit, sipas rezultatit të dytë të votimit,  i mungon vetëm edhe një deputet.

Shtyrja e afatit të votimit për ditën e sotme, nga kryetari i Kuvendit, mbase është  bërë me qëllim të ndonjë pazari politik,  mbase në  pritje për tu kthyer  nga Shqipëria deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili fare lehtë mund t ia japë votën, zonjës, Vjosa Osmani, “për pikë të qejfit”,  pa e pyetur fare partinë, ashtu sikur ia kishte dhënë votën edhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke injoruar madje edhe duke e përçmuar qëndrimin e të gjithë kolegëve deputetë të partisë,  së cilës ende i takon.

Po kështu  përpjekjet për arritjen e kuorumit u manifestuan me pazare, ashtu sikur edhe në të kaluarën, pesë vjet më parë, kur vota e kushtëzuar e deputetes  së LDK-së, Alma Lama kishte   qenë vendimtare për zgjedhjen e Hashim Thaçit, kryetar të Kosovës, dhe më pas, sipas pazarit të arritur paraprakisht, ajo  ishte emëruar ambasadore e Kosovës, në Itali.

Duket se një pazar  të këtij lloji e ka luajtur edhe deputetja  e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila doli kundër qëndrimit të partisë dhe  votoi  për ta bërë kuorumin. Tani i ka mbetur radha, Xhavit Halitit, që ka nëpër duar vetëm nga  dy tre milionë euro në ditë dhe që bën pazare ekonomike e politike, në Kosovës, Shqipëri e gjithandej  por  vështirë se do të marrë ndonjë favor nga Albin Kurti, përveç nëse kalon në Vetëvendosje, ashtu sikur thuhet se ka bërë, deputetja Reshitaj. Edhe nëse bëhet pjesë e Vetëvendosjes, Xhavit Haliti nuk e manipulon dot Albin Kurtin ashtu sikur ka manipuluar dhe po e manipulon, po e  shpërfillë dhe po e injoron  PDK-në, në radhët e së cilët gjithnjë ka qenë më i privilegjuari, zyrtar  i dytë apo i tretë, dhe ka përfituar tenderë, pasuri, qindra hektarë tokë dhe favore pa fund. Futja nën ombrellën e Vetëvendosjes, në radhë të parë mund të komentohet si përpjekje për  sigurim për pasurinë e tij të  tundshme e të patundshme…

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …