Viola Von-Cramon: Qeveria e re duhet t’i bindë vendet skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave

Propozimi në BE për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sërish dështon, pavarësisht shpresave të euro-shqiptarëve

Dje ka skaduar afati i vendeve të BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nga burimet diplomatike në Bruksel,  mësohet se së paku dy shtete e ndërprenë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër, bën të ditur Radio Evropa e Lirë. Sipas burimeve, Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime. Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit deri më  1 dhjetor të  vitit 2023. Janë më shumë se 14 vjet qysh kur BE-ja luan rolin e persekutorit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin pa viza, sikur të gjithë qytetarët e Evropës e shumicës dërrmuese të vendeve të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …