leoni

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”

Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu: Suksesi i studentëve në këtë garë u siguron atyre pjesëmarrjen në Universitetin e Harwardit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në një ceremoni janë ndarë certifikatat për studentët e Fakultetit Juridik të cilët e kanë fituar garën nacionale në lëndët penale juridike nga universitetet publike të Kosovës. Kjo garë është organizuar nga NCSC në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” të financuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, i falënderoi studentët fitues për përfaqësim dinjitoz të UPZ-së duke theksuar se fakti më i mirë që Universiteti i Prizreni ka kualitet është suksesi i juaj i treguar me këtë rast. “Jeni krenaria e UPZ-së”, është shpreh rektori Vataj, duke shtuar se studentët e UPZ-së po tregojnë suksese më të mira edhe në konkursin dhe studimet e nivelit mastar në Universitetin e Prishtinës.

Ndërkaq, Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu, theksoi se suksesi i studentëve në këtë garë ju ka siguruar atyre pjesëmarrjen edhe në Universitetin e Harwardit, duke i inkurajuar studentët që të vazhdojnë të përkushtohen në mësime.

Fjalën e mori edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Arif Rizaj dhe tha se ndihet krenar me arritjet e studentëve të fakultetit juridik dhe i falënderoi për përfaqësim dinjitoz.

Prof.Dr. Armend Podvorica, profesor i lëndëve penale në Fakultetin Juridik theksoi se ky është shembull që me punë arrihet gjithçka, duke shtuar studentët fitues të garës na jepin vullnet që të përkushtohemi edhe ne si profesor në punë.

Nga ana tjetër Edona Ahmetaj,  zyrtare ligjore në Programin Kërko Drejtësi theksoi se studentët e UPZ-së kanë qenë të mrekullueshëm në paraqitje, duke bërë të ditur se qëllimi ka qenë për t’i bërë bashkë studentët e të gjitha universiteteve publike për herë të parë.

Liridon Pnishi, student i dalluar i Fakultetit Juridik, pjesëmarrës në këtë garë, falënderoi profesorët e lëndëve penale, Armend Podvoricën, profesoreshën Adelina Raka dhe profesorin Hashim Qollaku për kontributin e dhënë në formësimin e tyre akademik. Pnishi tha se ky sukses është dëshmi se në UPZ ka cilësi. “Suksesi vjen vetëm me punë të palodhshme, mos pritni për mundësinë, por krijoni siç e krijuam ne”, tha studenti Pnishi.

Në fund është bërë edhe simulimi i një seance gjyqësore nga studentët fitues.Fitorja e studentëve të UPZ-së, është një dëshmi se UPZ është bërë konkurrent serioz me universitetet nacionale, ndërkaq në një të ardhme të afërt me punë do të jemi në konkurrencë serioze edhe me universitetet në regjion dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …