Liderët e partive opozitare, në një konferencë të mbajtur sot për media kanë bërë të ditur se protesta do të ketë në vazhdimësi dhe data e caktuar për “manifestim” është 28 nëntori. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në këtë konferencë për medie, pas takimit me liderët e partive opozitare ka thënë se kryeministri Mustafa, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dje e vendosën policinë e Kosovës në funksion të pushtetit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri u bëri thirrje policisë që të mos bëhen instrument i pushtetit dhe interesave të Thaçit dhe Mustafës. Dje deputeteve të opozitës iu shqetësuan familjet nga Mustafa, Thaci, Veseli dhe Shpend Maxhuni, tha ai. Me këtë rast kryetari i Nsmes, Fatmir Limaj, tha se Kosova është e uzurpura nga dy njerëz, nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …