Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e gjashtë

Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e gjashtë

Ka hyrë në ditën e gjashtë protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, ku  protestuesit kaluan natën në çadrën e protestës. Shefi i opozitës, Lulzim Basha kërkon me çdo kusht qeveri teknike, me pretendimin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkohë, sot do të mbahet seanca e radhës plenare dhe opozita është shprehur se nuk do të jetë e pranishme. Lajmi u bë i ditur nga Basha, i cili tha se grupi parlamentar i PD-së do zhvillojë seancën plenare në tendë me qytetarët. Ai ftoi të gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit ti bashkohen Parlamentit të ri shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …