Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion, ka përfunduar për më pak se dy orë

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion, ka përfunduar për më pak se dy orë

Protesta  e mbiquajtur “kombëtare, ” e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha  i shpallur non grata në Amerikës dhe në Britaninë e Madhe, i akuzuar  për korrupsion, ka përfunduar për më pak se dy orë edhe pse kishte premtuar se do të vazhdonte pa parashikim, deri në dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama. Mediat ndërkombëtare i kanë bërë një pasqyrim të dobët kësaj proteste duke afishuar  disa foto. Në përgjithësi tubimi ishte i qetë, me përjashtim të disa momenteve në fund kur protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së kryeministrisë. Për pasojë u lëndua lehtë një efektiv policie, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Retorika e organizatorit, Sali Berisha  është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat  e kanë shpallur non grata, ndërkohë në protestë u panë flamuj të BE dhe të Amerikës Berisha bëri të ditur se protesta e radhës do të mbahet të hënën para parlamentit.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …