leoni

Protesta në “Astir” të Tiranës, në disa medie e portale shqip, barazohet me luftën kundër regjimit të Milosheviqit

Protesta në “Astir” të Tiranës, në disa medie e portale shqip, barazohet me luftën kundër regjimit të Milosheviqit

Sot, në disa medie e portale, në Shqipëri dhe në Kosovë, është afishuar një lajm sensacional, i cili protestën e disa banorëve të Astirit,  dhe tre deputetëve të PD-së, në Tiranë  e barazon me luftën e shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Milosheviqit. Ky ta quajmë lajm bazohet në konstatimin e një banori, qoftë apo jo anonim,  që proteston kundër policisë,  e cila ka përdorur edhe gaz lotsjellës, meqë banorët e kësaj lagjeje kundërshtojnë zbatimin e ligjit për largimin e tyre nga vendi ku duhet të rrënohen banesat e banorëve, të cilët janë zhdëmtuar paraprakisht.

(Po të shikoni sot këtu, e gjithë skena duket si në Kosovë në 1999 kur bënin luftë kundër regjimit të Milloshevicit. Kosova ishte e pushtuar dhe po bënte luftë për tu çliruar. Sot Shqipëria është 100 vjet shtet dhe është e pushtuar nga krimi i organizuar. Ka lekë për ti shpronësuar banorët, nuk ka. E bën thjesht për të treguar forcën, tha banori.)

Afishimi i këtij lajmi me titullin bombastik,  “Protesta në Tiranë, banori: Situata si në luftën e Kosovës”,  në radhë të parë pretendon ta zhvlerësojë luftën çlirimtare në Kosovë, e cila nuk zhvillohej me protesta nëpër rrugë, por me armë në dorë dhe në frontet e saj. Pretendimet qëllimkëqija të opozitës në Shqipëri dhe përkrahësve të tyre në Kosovë, që regjimin e Edi Ramës ta krahasojnë  me regjimin e Milosheviqit janë jo vetëm naive, të ulëta, por krejtësisht pa asnjë bazë. Kjo bëhet me qëllim për të fshehur krimet  me armë zjarri të Salih Berishës ku kishte lënë të vdekur 4 protestues më 21 janar në Tiranë dhe kur më vonë kishte deklaruar se atë ditë mund të kishte vrarë edhe 400 të tjerë po postin nuk do ta lëshonte dot. Krahasimet e tilla natyrisht se nuk janë serioze, por sa janë serioze mediet e portalet që i afishojnë ato. Realisht qëllimi është gjetkë, përsëritja e gënjeshtrës derisa ajo të duket e vërtetë…

Kohëve të fundit në Kosovë, disa qarqe dhe medie po i fryjnë zjarrit të urrejtjes kundër Shqipërisë, po shpenzohet shumë energji për thellimin e ndasive, por këta të vetëquajtur analistë nuk shkruajnë asnjë fjalë, asnjë koment  për fushatën e Gjykatës Speciale kundër të gjithë eprorëve të SHP të UÇK-së komandantëve  shtatë zonave dhe sa e sa luftëtarëve të lirisë. Ndërsa jugo-mediet në gjuhën shqipe në Kosovë përshënderin mbylljen e një epoke, me dërgimin në Hagë të eprorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke e krahasuar me kohën e dërgimit në Hagë të krerëve të regjimit kriminal të Milosheviqit. Sipas këtuyre medieve (F. Surroi, koha net) me humbjen në zgjedhje të “krahut të luftës” dhe fitoren e LDK-së e të Vetëvendosjes  fillon epoka e re e Kosovës, së cilët u dashka t i gëzohemi, sepse më në fund pas 20 vitesh “Kosova qenka çliruar” nga okupimi prej komandantëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …