Protesta paqësore po eskalon në dhunë që mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të pranisë së madhe të protestuesve nga mbarë Kosova, që po protestojnë në qendrë të Prishtinës. Tashmë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është hedhur edhe koktej molotovi nga disa protestues me maska. Shumë shishe me flakë janë hedhur në oborrin e Qeverisë, përderisa Policia është duke qëndruar në oborr dhe nuk ka intervenuar një kohë të gjatë. Ndërkohë kur flaka ka kapluar një pjesë të objektit të Qeverisë, Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë një pjesë të protestuesve.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi po bën përpjekje të pandërprera për ti qetësuar protestuesit që po hedhin gurë drejt policisë në oborrin e Qeverisë së Kosovës. “Protesta kaq madhështore nuk duhet të prishet me këto veprime. Askush mos të gjuhet me gurë. Qeveria ka frikë nga masa jonë, nuk ka nevojë për gjuajte me gurë”, ka thënë Rexhep Selimi. Ai u ka bërë thirrje kujdestarëve që të bëjnë punën e tyre