Protestat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981

Protestat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981 nuk ishin të drejtuara kundër socializmit por kundër regjimit jugosllav

Pavarësisht deklarimeve paushalle në tryezën me temë: “Drejtësia tranzicionale në Kosovë-ligjet për lustracionin”, e cila u mbajt sot në Prishtinë, protestat e demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981 nuk ishin të drejtuara kundër ideologjisë socialiste, as komuniste, por kundër regjimit titist jugosllav, me kërkesë për barazimin e Kosovës me republikat e tjera të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Organizatat më e spikatura  asokohe kanë qenë pikërisht: Organizata Marksiste  Leniniste e Kosovës  dhe Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi. Pretendimet megallomane të individëve të caktuar, për ta paraqitur kryengritjen shqiptare të vitit 1981 si kryengritje kundër botës komuniste e socialiste, jo vetëm që nuk kanë të bëjnë asgjë më të vërtetën, por janë pretendime antihistorike dhe krejtësisht të paqëndrueshme. Është për keqardhje kur individë të caktuar, dikur marksistë leninistë të përbetuar, adaptohen në politikat  ditore, për hir të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kosova dhe populli shqiptar nuk mund ta ndërrojë historinë e vet për hir të konikuturave të politikave të caktuara, as për hir të atyre që tani, 37 vjet pas demonstratave të vitit 1981, që kishin synim krijimin e Republikës së Kosovës, qenkan kujtuar të deklarojnë se asokohe Kosova i paska dhënë grusht socializmit në Evropë. (!) (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …