Protestat e parapara të opozitës kundër krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi, zëvendës- kryeministri, Hashim Thaçi i quan përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë. Ai ka shkruar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e saj për Asociacionin e Komunave Serbe, por liderët e opozitës vendimin e Gjykatës Kushtetuese e lexojnë ndryshe, sepse lexojnë me sy dhe mendje të verbuar nga dëshira për pushtet. Sa më të mëdha të jenë përpjekjet e partive opozitare që nëpërmjet kërcënimit, dhunës, shantazhit dhe anarkisë ta marrin pushtetin aq më e fuqishme do të jetë përgjigjja e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në mbrojtje të shtetit dhe demokracisë tonë moderne, ka shkruar në mes tjerash në adresën e tij elektronike, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …