Nxënësit e një shkolle në Nju Jork janë solidarizuar me myslimanët dhe kanë protestuar ndaj dekretit të presidentit të Amerikës, Donald Tramp për ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga shtatë vende myslimane. Masa protestuese e përbërë kryesisht nga nxënës, mësimdhënës dhe prindër të tyre, marshuan në parkun Tomkins Square, dhe më pas u mblodhën në qendër të tij, pas protestës u shpërndanë të qetë. Në pankartat që mbanin në duar vëreheshin mbishkrimet “Jo ndalimit të muslimanëve”, “Jemi të gjithë njerëz”, “Emigrantët e bëjnë SHBA-në të madhe”, “Jemi të gjithë emigrantë” dhe mbishkrime të tjera. Protestuesit theksuan se nuk do të lejojnë që të qëndroj në fuqi dekreti që ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të qytetarëve të shtat vendeve myslimane.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …