Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë protestuar sot në Prishtinë. Pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë me mos-përfshirjen në pakon emergjente të qeverisë. Ata me kamionët e tyre sot kanë dal rreth kryqytetit, me sirenat e lëshuara. Aktualisht ata janë duke protestuar tek objekti i Teatrit Kombëtar, ku edhe kanë bllokuar rrugën.
