Eprori i UÇK-së gjatë luftës, Hajdin Abazi duke shkruar për protestën e djeshme të veteranëve tha se protestuan ata të cilët i rrokën armët kundër pushtuesit serb dhe flijuan pjesë të trupit e deri te rënia në fushëbeteja – kategoritë e luftës çlirimtare të Kosovës. Vetëm edhe ky fakt, se ata u detyruan të dalin në protestë – është tregues i një realiteti të deformuar, natyrisht i një realiteti politik, duhet të kumbojë si një kambanë trishtimi për tërë shoqërinë kosovare e sidomos për ata që janë në vendimmarrje. Veteranëve luftëtarë u janë bërë shumë padrejtësi në këto më shumë se dy dekada pas luftës çlirimtare, por ata janë treguar zemërgjerë dhe kanë duruar duke besuar e duke e shpresuar se bashkë me përmirësimin e rrethanave edhe atyre do t’u vinte radha, sepse të paktën vullneti politik ekzistonte. E sot, 23 vjet pas përfundimit të luftës çlirimtare, kategoritë e dala nga kjo luftë shtrëngohen të dalin në protestë për të parandaluar diskriminimin e tyre, saktësoi Hajdin Abazi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …