Protestuesit e Partisë Demokratike në Shqipëri kanë qëndruar në çadrën e ngritur në sheshin e Tiranës. Organizatorët ishin kujdesur për gjithçka, që nga ushqimi, te muzika, për të cilën disa herë është kujdesur dhe vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e deri te ngrohja. Kishte nga ata protestues, që orët i kalonin duke kërcyer. Të tjerë duke luajtur me letra, apo duke luajtur shah. Mes protestuesve ka qëndruar edhe bashkëshortja e kreut të opozitës, bashkë me deputetët e kësaj force politike. Ndërsa vëmendje tërhoqi dhe prania e kampionit të mundjes, Elis Guri. Rreth orës 2 pas mesnate, në hapësirën ndarëse mes çadrës dhe godinës së Kryeministrisë u vendos një gardh hekuri, por sipas organizatorëve jo prej tyre, por nga policia, e cila ishte e pranishme gjatë të gjithë natës me dy patrulla. Basha i cili qëndroi deri në orët e para të mëngjesit, u kujdes që të takohej me të gjithë protestuesit, e të mbante ndezur te ta frymën e protestës, pasi siç ai vet pohon, tashmë protesta është e tyre. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …