Në një raport të Policisë së Kosovës thuhet se protestuesit mbrëmë kanë gjuajtur me koktej molotovi drejt shtëpisë së kryeministrit, Mustafa. Shtëpia e Kryeministrit të Kosovës, në rrugën “Ilir Konushevci”, është sulmuar me koktej molotovi. Në afërsi të saj janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Gjithashtu thuhet se në sheshin “Adem Jashari” janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve të policisë dhe objektit të Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …