Krahas takimit në mes liderëve të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë e Maqedonisë së Veriut gjatë mesditës në Tiranë, ka pasur edhe protesta kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe nismës për Minishengenin Ballkanik. Protestuesit kanë kundërshtuar këtë nismë duke e quajtur jetësim të ëndrrës së kamotshme të Beogradit zyrtar për krijimin e Serbisë së madhe. Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar largimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq nga Serbia dhe kanë brohoritur: Duam integrim në Bashkimin Evropian, jo në Jugosllavi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …