Nën brohoritjen “Asnjë cent ma shumë”, qytetarë të shumtë kanë nisur protestën e tyre para KEDS-it për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend. Duke marshuar drejt objektit të Qeverisë, protestuesit në duar mbanin parullat si “S’paguaj ma shumë”, “Mos i mprehni dhomt”, “Pak për veriun, tash edhe për juve”, me anë të të cilave po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të mos rrisë çmimin e energjisë. Dihet se kohë më parë është paralajmëruar shtrenjtimi i rrymës prej njëzet për qind, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në radhët e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …