Protestuesit, rreth orës 17.00 kanë hedhur koktej mollotovi në drejtim të policisë, të cilët janë vënë në kordone të forta në mbrojtje të Kuvendit. Policët kanë filluar të hedhin gaz lotsjellës në drejtim të mijëra protestuesve, të cilët kanë rrethuar Kuvendin e Kosovës ku pozita po merr pjesë në votimin e Hashim Thaçit, kryetar. Përleshja mes protestuesve e policisë nga distanca po vazhdon ashtu sikur edhe arrestimi i protestuesve. Gazi lotsjellës ka mbuluar tërë Sheshin “Adem Jashari” para ndërtesës së Kuvendit. Protestuesit po rigrupohen dhe përleshjet nga distanca po vazhdojnë. Policia ka vënë në përdorim edhe autoblindat me ujë me qëllim për të thyer dhe për të shpërndarë protestuesit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …