Protestuesit serb bëjnë përpjekje për ta thyer kordonin e policisë së Serbisë afër pikës kufitare në Jarinjë

Protestuesit serb bëjnë përpjekje për ta thyer kordonin e policisë së Serbisë afër pikës kufitare në Jarinjë. Ata kanë thyer dhunshëm kordonin e parë të policisë por vazhdimi i mësymjes së tyre drejt territorit të Kosovës, është pamundësuar nga kordoni tjetër me prani me të madhe të pjesëtarëve të policisë së Serbisë. Gjatë përplesjes së dhunshme mes protestuesve të dhunshëm dhe policisë së pajisur me mjete mbrojtëse, është dëgjuar edhe një shok bombë. Protestuesit vazhdojnë të brohorasin këngë që bëjnë thirrje për mos dorëzim dhe po i ofrohen edhe më afër objektit të pikës doganore që ndan Kosovën me Serbinë. Në territorin e Kosovës, afër pikës doganore vërehet shtim i pranisë së KFOR-it dhe masave të ndërmarra për ofrimin e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …