Protestuesit serbë vazhdojnë tubimet e tyre para objekteve komunale në tri komunat veriore në Kosovë. Autoblindat e Policisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviç, për dallim nga ditët e mëparshme, kanë lëvizur dhe janë vendosur prapa ndërtesave të këtyre komunave. Nuk dihet arsyeja e ndërrimit të lokacionit të këtyre autoblindave dhe nëse ato sot do të lëvizin në drejtim të Mitrovicës. Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale, ndërkohë që situata aktuale konsiderohet të jetë e qetë. Situata në këto komuna është tensionuar më 26 maj kur kryetarët e zgjedhur u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës, nën mbrojtje e përcjellje të Policisë së Kosovës.
