20 vjetori

Protokolli i Shtetit konfirmon ftesat për manifestim dërguar Isa Mustafës e Albin Kurtit, por ata mohojnë se kanë marrë ftesa zyrtare

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa edhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kanë qenë të ftuar në manifestimin qendror për 20 vjetorin e lirisë. Zyra e Presidentit ka sqaruar se me ftesat është marrë Protokolli i Shtetit, i cili ka konfirmuar se kanë qenë të ftuar edhe Mustafa e Kurti. Drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ, Orhan Hajrizi, ka konfirmuar se Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë pasur ftesa zyrtare.      Me këtë rast e konfirmoj se ftesat janë përgatitur dhe janë dërguar edhe për z. Isa Mustafa në cilësinë e ish-kryeministrit, të cilën korrieri e ka dërguar në selinë e LDK-së dhe ftesa për z. Kurti është dërguar në Kuvend dhe përmes postës së brendshme të Kuvendit. Por kryetari i LDK-së Isa Mustafa  ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e djeshme të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të vendit, duke ka demantuar Protokollin e Shtetit. Edhe Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasur ftesë nga institucionet e Kosovës që të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …