Gjatë një konference për medie, Komisioni Shtetëror i Maturës ka konstatuar se pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore është administruar mjaft mirë, duke ruajtur kredibilitetin e një procesi real. Kryetari i këtij komisioni, Azem Guri bëri të ditur se në provimin e sotëm kanë marrë pjesë 32.150 nxënës në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në 252 qendra testimi dhe rreth 3.000 administratorë, mbikëqyrës dhe staf tjetër zyrtar. Ai ka thënë se të gjitha përgatitjet e bëra kanë rezultuar të suksesshme, meqë i tërë procesi ka përfunduar në kohën e paraparë. Megjithatë, Guri përmendi edhe rastet e kopjimeve, të cilat i quajti të izoluara. Ai paralajmëroi se ekspertët, administratorët në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit, i kanë identifikuar dhe evidentuar rastet e abuzimit dhe kopjimit dhe për pasojë në rastet e vërtetuara do të anulohet provimi. KShM, sipas tij, do të veprojë në zbatim të ligjit duke ndërmarrë masa dhe veprime që e ruajnë standardin dhe kredibilitetin e testimit real, të besueshëm dhe korrekt.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …