Taulant Balla

PS: Gjyqtarët që nuk kanë kaluar vetting-un të mos përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë

Partia Socialiste e Shqipërisë  kërkon që gjyqtarët që nuk kanë kaluar vetting-un të mos përfshihen në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit.  “Propozojmë që çdo gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar përmes procesit të vetting-ut, por është dorëhequr, apo që nuk ka përfunduar procesin e vlerësimit, nuk mund të përfshihet në listat e kandidatëve të partive për zgjedhjet e 18 qershorit”, propozoi Taulant Balla në emër të grupit parlamentar socialist. Deputeti socialist theksoi se “ne propozojmë që do të konsiderohen në detyre ata që pavarësisht dorëheqjes, nuk i janë nënshtruar procesit të deklarimit”. “Propozimi që do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në Kodin Zgjedhor që parandalon përfshirjen në listat e kandidatëve ata që nuk e kanë bërë vetting-un ose që procesi i vlerësimit nuk ka përfunduar”, tha Balla.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …