Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në tetë qarqet e tjera kryeson Partia Socialiste. Deri në orën 7:31 të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë numëruar 195 nga 1243 kuti në total. Deri tani PS udhëheq me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, LSI 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tom Doshi, 2.84 %.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …