Partia Socialiste nuk humbi kohë dhe 2 ditë pas shpalljes së emrave të qeverisë së re, hodhi hapin e parë procedural drejt fillimit të detyrës.
Këtë të shtunë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Ramën kryeministër.
Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, Rama i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave parlamentit.
Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga kuvendi në një afat 10 ditë.
Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.
Shumica e ministrave të kabinetit të propozuar Rama 3 ka marrë dekretime të mëparshme nga presidenti përveç Ulsi Manjës të zgjedhur Ministër i Drejtësisë, Frida Krifcës ministre e Bujqësisë, Delina Ibrahimit e Ekonomisë, Edona Bilalit ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqit ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët.
Emrat e ministrave të qeverise ‘Rama 3’
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla
o.j/dita